Seanca gjyqësore me Kushin, Vokshi: Nuk u paraqit, duhet të japë dorëheqjen!

Politikë | 4 vite më parë

Deputetja Albana Vokshi ka marrë pjesë në seancën gjyqësore për një padi të bërë nga ministrja e Arsimit Evis Kushi për tezat e provimit të Maturës Shtetërore. Ndërsa kjo e fundit nuk u paraqit në seancë, në një deklaratë për mediat Vokshi tha se e pati të pamundur të paraqiste provat dhe faktet e keqmenaxhimit të shkeljeve në Ministrinë e arsimit. 

Deputetja Albana Vokshi kërkoi dorëheqjen e Ministres Kushi.

“Isha në një seancë gjyqësore për një padi të ministres Evis Kushi për denoncimet që unë kam bërë për nxjerrjen e tezave të provimit parauniversitar. Sot ishte seanca e parë por ministrja Kushi nuk ishte prezentë. Kisha me vete të gjitha prevat dhe faktet, por edhe pasojat e keqmenaxhimit të shkeljeve në ministrinë e arsimit. E pata të pamundur të paraqesë provat por Kushi mungoi. Do ishte në nderin e saj dhe moralin e saj, nëse i ka mbetur sado pak fike të kishte dhënë dorëheqjen”, tha Vokshi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme