Sejko: Ekzekutimi dhe monitorimi i barrës financiare nuk është kompetencë e bankës, por e përmbarimit!

Ekonomi | 2 vite më parë

Ankesat e qytetarëve mbi subjektet financiare jobanka dhe roli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ishin çështjet pë diskutim në Komisionin parlamentar për Ekonomi dhe Financa.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko nënvizoi se peshën më të madhe të ankimimeve e zënë ato që lidhen me procesin e ekzekuatimit të detyrueshëm nga shërbimi përmbarimor.

Ai kujtoi me këtë rast se veprimtaria e shërbimit përmbarimor gjyqësor nuk licencohet apo mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë. 

Kuadri aktual ligjor nuk i jep Bankës së Shqipërisë kompetencën të urdhërojë ndalimin/pezullimin e proceseve të ekzekutimit të detyrimeve dhe as të monitoroje barrën financiare që krijon ky shërbim mbi qytetarët, tha zoti Sejko. 

Ai theksoi se është e nevojshne të bëhet një analizë e mirë e situatës për të kuptuar përgjegjësitë. 

Guvernatori gjithashtu theksoi se nevojiten ndryshime ligjore në Kodin e Procedurës Civile për rregullimin e të gjitha veprimeve me karakter procedural të përmbaruesve gjyqësorë gjatë ekzekutimit të titujve ekzekutivë.

Sipas disa mediave në periudhën 2016-2023 janë “…mashtruar dhe zhvatur 103 mijë qytetarë, me vlerë 510 milionë euro pagesa e 570 milionë euro pasuri të sekuestruara, ndërsa aktualisht ka 19 mijë e 379 qytetarë në proces mashtrimi me kredi false…”. 

Gazetar Omer Saraçi

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme