Sekretari Blinken kërkon përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë | 5 vite më parë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Ai dënoi abuzimet dhe sulmet ndaj civilëve gjatë luftimeve në Ukrainë. Blinken tha se një vend që kryen shkelje të të drejtave të njeriut, nuk mund të jetë pjesë e këtij këshilli.

“Me arsye mund të pyetet nëse një shtet anëtar i OKB-së, që përpiqet të marrë nën kontroll një shtet tjetër, anëtar të OKB-së, ndërkohë që kryen abuzime të tmerrshme të të drejtave të njeriut duke shkaktuar vuajtje masive humanitare, a duhet të lejohet të qëndrojë në këtë këshill?”, tha Blinken.

Në këshill janë 47 shtete anëtare, të cilat zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ku një prej tyre është Rusia. Blinken kritikoi gjithashtu vende si Kina, të cilat nuk e kanë deklaruar qartë pozicionin e tyre në këtë konflikt.  

“Anëtarët e këshillit duhet të ndalojnë përdorimin e gjuhës që nënkupton se të gjitha palët mbajnë përgjegjësi të barabartë për sulmin e paprovokuar të njërës palë. Kjo nuk është e paanshme – është e gabuar – dhe dështon të vendosë përgjegjësinë aty ku i takon. E njëjta gjë vlen edhe për anëtarët që argumentojnë, në mënyrë të rreme, se denoncimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut po ‘politizon’ situatën. Ajo po dështon të flasë për abuzimet e të drejtave të njeriut që e politizon situatën,”– tha Blinken. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme