Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar hedh poshtë akuzat e Putin: Nuk kemi synim pushtimin e Rusisë, pretendime imagjinare

“Pretendime imagjinare”, kështu i ka konsideruar Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace akuzat e Presidentit rus, Vladimir Putin, se Perëndimi po përgatitej për të sulmuar Rusinë.
“Presidenti Putin ka bërë një sërë pretendimesh përrallore për muaj e vite tashmë. Nëse nuk do të ishte kaq tragjike, do të ishte zbavitëse, por nuk është. Një nga pretendimet e tij është se Rusia është e rrethuar nga NATO. Në fakt vetëm 6% e kufirit tokësor të Rusisë janë vende anëtare të NATO-s dhe 6% nuk është rrethim”, tha ai.
Wallace tha prerazi se NATO, Britania apo Europa nuk po planifikojnë të pushtojnë Rusinë dhe se kurrë nuk e kanë patur një synim të tillë.
“Unë mendoj se ai po beson atë që dëshiron të besojë. Por më lejoni të theksoj kategorikisht: NATO, Britania, Evropa Lindore nuk po planifikon të pushtojë Rusinë dhe nuk e kanë synuar kurrë këtë“, theksoi ai.
Në fjalimin e tij në Ditën e Fitores në Rus, Putin u shpreh se NATO kërcënon territorin e Rusisë dhe se Perëndimi kishte planifikuar në fund të vitit të kaluar të sulmonte Rusinë./ rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




