Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës: Aksioni i SHBA-së në Venezuelë s’gjykohet dot, është i drejtë apo i gabuar

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset ka folur lidhur me situatën në Venezuelë pas operacionit ushtarak amerikan të 3 janarit, ku presidenti Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij u kapën dhe u transportuan jashtë vendit nga forcat amerikane.
Deklarata e plotë e Berset (e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës) thekson se situata nuk mund të reduktohet në një zgjedhje binare mes dënimit dhe mbështetjes, por tregon një ndryshim më të thellë në rendin botëror ku përdorimi i forcës normalizohet dhe ligji instrumentalizohet.
“Çdo përdorim force në territorin e një shteti tjetër ngre pyetje serioze sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë parimet themelore të Kartës së OKB-së (sovraniteti, integriteti territorial dhe mosndërhyrja)”, tha Berset.
Duke iu referuar Ukrainës si shembull, Berset theksoi se Evropa e di mirë se sa i brishtë bëhet ligji ndërkombëtar kur normalizohet përdorimi i forcës.
Ai bëri thirrje për një tranzicion paqësor dhe demokratik në Venezuelë, që respekton vullnetin e popullit venezuelas, dhe paralajmëroi rrezikun e polarizimit global mes atyre që e dënojnë shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe atyre që e shohin të justifikuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




