Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Lufta në Ukrainë duhet të ndalet tani, mjaft është mjaft

Botë | 5 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, bëri thirrje për paqe, ndërsa theksoi se presidenti Putin “duhet të ndalohet”. Ai tha se duhet respektuar sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

“Duhet të ndalet tani. Bombardimet me raketa ajrore ruse po godasin qytetet e Ukrainës ditë e natë. Kryeqyteti, Kievi, është i rrethuar dhe nën sulm nga të gjitha anët. Kjo dhunë e përshkallëzuar, e cila po rezulton në vdekje civile, duke përfshirë fëmijë, është krejtësisht e papranueshme. Mjaft është mjaft. Udhëheqësit duhet të lëvizin drejt paqes”, tha Guterres.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme