Sekretari ukrainas i Mbrojtjes: Nëse pas sulmeve në Transnistria qëndron Putin, do ishte ‘gabim strategjik’

Sekretari ukrainas i Mbrojtjes Ben Wallance ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin ka patur gjithnjë ambicie të pushtojë Ukrianën.
Sipas Wallance, Putin kërkon të ketë në dorë jetët e ukrainasve. Wallance shton se nëse pas sulmeve në Transnistria qëndron Putin, ky do të ishte një ‘gabim strategjik’.
Skynews raporton se Sekretari i Mbrojtjes kërkon nga Perëndimi që të ndihmojnë Ukrainën për të larguar forcat ruse nga vendi i tyre.
Presidenti rus i ka pasur gjithmonë këto ambicie për të pushtuar vendin fqinj dhe është një nacionalist etnik. Natyrisht që ka xhepa të folësve të tjerë rusisht që ai ndihet potencialisht njësoj siç ndiheshin nazistët në Luftën e Dytë Botërore – se ata kanë pronësinë e këtyre njerëzve. Putin po përpiqet “pothuajse i dëshpëruar” të “zgjerojë” konfliktin me kërcënime ose sulme të mundshme me flamur të rremë në rajonin separatist moldav të Transnistrisë. Ne ende nuk i dimë detajet e sulmeve në Transnistria apo kush qëndron pas tyre, thotë ai, por nëse do të ishte Rusia, atëherë kjo do të ishte një “gabim strategjik”. Aleatët perëndimorë duhet të “ndihmojnë të heqin kufirin” dhe të lejojnë Ukrainën të shtyjë forcat ruse”, thotë Wallance.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




