Sektori i pasurive të paluajtshme udhëheq investimet e huaja direkte

Ekonomi | 4 vite më parë

Pasuritë e paluajtshme po udhëheqin fluksin e investimeve të huaja në Shqipëri. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e parë të vitit, sektori i pasurive të paluajtshme arriti vlerën e 59 milionë eurove, thuajse duke u dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme po tërheq edhe kapitalet e shtetasve të huaj krahas atyre vendas. Aktiviteti i pasurive të paluajtshme po vijon rritjen që kishte nisur gjatë vitit të kaluar. Në fund të 2021, investimet në “Aktivitetet e Pasurive të paluajtshme” sollën 191 milionë euro investime të huaja me një rritje prej 58% me bazë vjetore. Vitin e kaluar për herë të pare, pasuritë e paluajtshme u bënë aktiviteti i dytë për nga rëndësia e investimeve të huaja në vend, me 18.5% të totalit.

Referuar treguesve të Bankës Qëndrore edhe sektorët e tjerë kanë pasur rritje të fluksit të investimeve. Në total në periudhën janar mars investimet e huaja direkte arritën vlerën e 273 milionë Eurove, me një rritje me 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme