Sëmuret Vuçiç, Bërnabiç: E ka fajin Kosova!

Këshilltarja për media e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Suzana Vasiljeviç, ka thënë se gjendja e tij nuk është e mirë dhe se për këtë është dashur të anulojë disa takime në ditët në vijim, shkruan B92 të mërkurën. “Mjekët i kanë propozuar që të ndalet dhe të pushojë pak” citohet të ketë thënë ajo.
Një ndër ngjarjet e anuluara është edhe konferenca për 2-vjetorin e themelimit të Ballkanit të Hapur, që është dashur të mërkurën në Novi-Sad. Në të do të merrnin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Vuçiç kishte anuluar gjithashtu takimet me ambasadorët rusë dhe kinezë me këshillën e mjekëve.
Duke komentuar gjendjen shëndetësore të presidentit serb, kryeministrja Ana Bërnabiç tha të mërkurën se “Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë, nuk ka fjetur për net të tëra” citohet të ketë thënë Bërnabiç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




