Senatori amerikan: Putin po humbet, mund të përdorë armët bërthamore

Kryetari i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë Bob Menendez ka deklaruar se Presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armët bëthamore.
Menendez tha se suksesi ushtarak ukrains mund të rrisë mundësinë që Putin të përdorë armët bërthamore për të shpëtuar ‘fytyrën’.
“Epo, një nga shqetësimet e mia është se për ironi, sa më shumë sukses të kenë ukrainasit, aq më i madh është rreziku që Putini të bëjë diçka sepse ai po humbet dhe duhet të ruajë fytyrën në shtëpi.
Dhe kështu potenciali i një arme bërthamore kimike, biologjike ose taktike mund të rritet si rezultat i kësaj.”, tha ai, raporton Skynews.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




