Serbia i jep fund hyrjes pa viza për burundianët

Një numër në rritje azilkërkuesish po përfitojnë nga politika e Serbisë pa viza për të hyrë në vend, por tani kombi ballkanik po tërhiqet nën presionin e BE-së dhe duke vendosur kërkesa për hyrje për burundianët, shkruan Deutsche Welle.
Ata kanë përfituar nga politika e udhëtimit pa viza të Serbisë për të arritur në Evropë, duke shpresuar për një jetë më të mirë.
Rruga ballkanike është e rrezikshme dhe e shtrenjtë. Refugjatët duhet të paguajnë deri në 3000 dollarë për të arritur në destinacionin e tyre përfundimtar, mësoi DW nga migrantët, shumë prej të cilëve kanë kaluar Bosnjën, Kroacinë, Slloveninë, Italinë, Zvicrën dhe në Gjermani ose Francë përpara se të mbërrijnë në Belgjikë.
Ka mungesë akomodimi, ushqimi dhe ndihme ligjore, thonë refugjatët për DW.
Burundi është një nga vendet më të varfra në botë. Agjencitë e OKB-së kanë raportuar gjithashtu shkelje të të drejtave të njeriut dhe dhunë kundër civilëve. Popullsia po përballet me një krizë humanitare të shënuar nga kolapsi ekonomik, mungesa ekstreme ushqimore dhe shpërthime sëmundjesh.
Më shumë se 228,000 emigrantë “të parregullt” hynë në BE në nëntë muajt e parë të vitit 2022, sipas agjencisë evropiane të kufirit Frontex. Kjo është një rritje prej 70% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Rruga ballkanike zë pjesën më të madhe, me më shumë se 106,000 hyrje. Shumica e emigrantëve vijnë nga Siria, Afganistani, Turqia, India, Kuba dhe Burundi.
Politikania suedeze Ylva Johansson, e cila shërben si Komisionere Evropiane për Çështjet e Brendshme, shpreh keqardhje për këtë situatë.
“Ne kemi parë një rritje të ndjeshme të numrit të emigrantëve në rrugën ballkanike dhe po ashtu shohim veçanërisht ata që udhëtojnë pa viza në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe zonën e Bashkimit Evropian. Dhe kjo, natyrisht, është diçka që na shqetëson”, tha ajo.
Serbia është një portë e tillë për emigrantët. Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser e bëri të qartë se ajo nuk mendonte shumë për politikën e vizave të Serbisë. Kjo, tha ajo, bazohet në atë se cilat shtete nuk e njohin Kosovën. Ajo tha se e konsideron këtë “të papranueshme”.
Në fakt, politika e vizave e Serbisë është e lidhur ngushtë me pretendimin e saj ndaj Kosovës, e cila është pothuajse ekskluzivisht e banuar nga shqiptarë.
Beogradi hakmerret ndaj vendeve që nuk e njohin ose e kanë tërhequr njohjen e kësaj forme r krahina serbe, e cila është e pavarur që nga viti 2008.
Burundi e tërhoqi njohjen e Kosovës në vitin 2018. Serbia më pas hoqi kërkesat për viza për qytetarët e vendit.
Por më 21 tetor, Ministria e Jashtme serbe njoftoi se udhëtarët nga Burundi dhe Tunizia tani e tutje do të duhet të aplikojnë për vizë për të hyrë në vend.
( Sipas Deutsche Welle )
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




