Serbia nënshkruan marrëveshje trevjeçare të gazit me Rusinë, Vuçiç: E favorshme për vendin

Rajon | 4 vite më parë

Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me ofruesin shtetëror rus të energjisë Gazprom pasi i mbaron marrëveshja aktuale 10-vjeçare. Lajmin e konfirmon Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e cili e ka konsideruar si një marrëveshje të favorshme për vendin e tij, raporton CNN.

“Ky është çmimi më i lirë në të gjithë Evropën. Ajo që ramë dakord, Putin dhe unë, është shumë e dobishme për Serbinë dhe kështu do të nënshkruajmë një kontratë tjetër, pjesën e parë, e cila është një kontratë trevjeçare”, tha Vuçiç. 

Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo NATO-s. Ajo është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse. Megjithëse vendi mbështeti dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, ai refuzoi të vendosë sanksione kundër Moskës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme