Serbia refuzon të luajë me Kosovën

Politika përfshihet në sport, ndërsa Serbia refuzon të luajë me Kosovë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në plazh. Gjithçka po ndodh në Maqedoninë e Veriut, atje ku është duke u zhvilluar Kampionati Ballkanik i volejbollit në plazh për moshën deri në 22 vjeç për vajza.
Kosova ka marrë pikët në “tavolinë” për mosparaqitjen e Serbisë, ndërsa dyshja Yllka Jashari – Melirona Avdullahu dolën fituese. Ngjarjet e fundit në Veriun e Kosovës sjellin dhe këto refuzime në sport. Gjë që nuk i bëjnë mirë asnjë pale, ndërsa sporti duhet të shërbejë, ashtu sikurse ka misionin, për paqe. Shkurt, Kosova e nis ballkaniadën e volejbollit të plazhit me fitore në “tavolinë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




