“Serbia të mos justifikojë grupet kriminale”, Daçiç reagon ndaj Xhaçkës: Po inkurajon Kurtin për provokime të mëtejshme

Rajon | 4 vite më parë

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka reaguar pas deklaratave të bëra të martën nga Ministrja Olta Xhaçka lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku u bëri thirrje autoriteteve serbe që të mos justifikonin barrikadat dhe grupet kriminale.

“Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikadat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin  është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”, tha Xhaçka.

Daçiç i sheh deklaratat e Ministres Xhaçka si inkurajim të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për provokime të mëtejshme ndaj Serbisë. Deklaratat e Xhaçkës erdhën pas mbylljes së pikëkalimit kufitar në Merdare për shkak të vendosjes së barrikadave nga pala serbe në afërsi të kufirit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme