Serbia votoi pro Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Jeremiç: Pakujdesi ekstreme

Serbia ishte njëra nga 175 vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që votuan pro kandidaturës së Shqipërisë për një prej karrigeve jo të përhershme të rrethit të ngushtë me 15 anëtarë të Këshillit e Sigurimit të kësaj organizate.
“Do të ketë plotë çështje të tjera në axhendën e Këshillit të Sigurimit që do të jenë me rëndësi për vende të treta ku nuk do të ketë veto, por do të ketë rivotim dhe vota e Shqipërisë do të ketë një rëndësi ekstreme. Këtu, Shqipëria mund të shkëmbejë votën mbështetëse për një vend të tretë në këmbim të mbështetjes për axhendën e që ka në rajonin tonë”, vijoi Jeremiç.
Jeremiç solli si shembull përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO, që sipas tij me zgjedhjen e Shqipërisë në KS rrisin shumë shanset që të ndodhë në votimin e radhës.
“Mbështetja e Serbisë për Shqipërinë si anëtare e Këshillit të Sigurimit, më e paktë ishte një hap pakujdesie ekstreme dhe askush nuk e ka pyetur Presidentin se përse e mbështetëm”, deklaroi ai.
Duke folur për dialogun me Kosovën, Jeremiç mbështet Vuçiçin kur thotë se fuqitë perëndimore nuk do të heqin kurrë dorë nga mbështetja e pavarësisë së Kosovës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




