Sezoni turistik, fluks në portin e Vlorës

Aktualitet | 2 vite më parë

Me dy tragetet e linjës Brindisi- Vlorë kanë mbërritur mëngjesin e së dielës 1250 pasagjerë, 264 automjete të vogla dhe 20 automjete të mëdha. Pjesa më e madhe e tyre janë shtetas shqiptar të cilët jetojnë në shtetin fqinj, Itali, ndërsa pasohet nga numri i italianëve të cilët vijnë në Shqipëri për pushime.

“Jetojmë në Zvicër, prej Kosove jemi dhe do shkojmë me pushime në Himarë. Vijmë çdo vit në Shqipëri dhe në Himarë është hera e tretë”

“Vijmë nga Bari ku jemi emigrantë. Do shkojmë për pushime në Vlorë“, thanë disa nga emigrantët e kthyer për pushime.

Kjo e diel sipas Shërbimeve portuale ka patur fluks në zbarkimin e pasagjerëve ndërsa pritet që edhe ditët në vijim numri i pasagjerëve në port të vijë në rritje.

“Fillimi i gushtit është ai që është gjithmonë plot dhe pritet që sezoni të vijojë deri në fillim të shtatorit”, tha Agron Brati, Drejtor i Agjencisë së Trageteve në Vlorë.

Nga porti l Vlorës nisen drejt Brindisit çdo ditë në orët e pasdites 2 tragete. Në port po punohet me 5 sportele, ndërsa çmimi i biletës për një person është 35 euro, ose 20-30% më lirë se një vit më parë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme