Sezoni turistik në Fier, nis pastrimi i plazheve

Edhe këtë vit Bashkia e Fierit ka nisur organizimet për çeljen e sezonit të ri turistik. Ajo ka nisur pastrimi i rërës në të gjithë gjatësinë e bregdetit të plazheve të Darëzesës, Semanit, Ndërmenasit dhe Pish Poros.
Mjetet motorike dhe punëtore kanë zbritur në terren për të mundësuar një vijë bregdetare më të pastër.
Kjo punë do të shtrihet gjithë muajt e verës, për të garantuar pastërti dhe mirëmbajtje përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Plazhi i Darëzezës shtrihet në një vijë bregdetare prej 13,7 km , Seman 7 Km , Ndërmenas 8 Km dhe Pish Poro 9,6 Km.
Përveç vlerave kurative të rërës dhe bregdetit të këtyre plazheve, larmisë së pushimeve i shtohen mundësitë e eksplorimit të natyrës së zonës si dhe me arkeologjinë e qytetit antik Apoloninë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




