SHBA – Biden: Do të rikandidoj edhe në 2024-ën!

Botë | 4 vite më parë

Presidenti amerikan, Joe Biden ka përsëritur synimin e tij për të provuar të kandidojë përsëri për një mandat të dytë në vitin 2024, tha presidenti në një intervistë për ABC News.

Ai gjithashtu ka pranuar se ”është legjitime që njerëzit të bëjnë pyetje në lidhje me moshën time”.

”Që nga fillimi, synimi im ishte të kandidoja për një mandat të dytë”, deklaroi Biden.

”Por, ka shumë gjëra që duhet të arrijmë në një afat të shkurtër, përpara se të filloj një fushatë të re”, tha presidenti në intervistë.

Në moshën 80-vjeçare, Biden është presidenti më i moshuar në historinë e SHBA-së.

”E vetmja gjë që mund t’i them kujtdo që shqetësohet për moshën time është të më shikojë mua”, theksoi ai.

 

( Marrë nga ATSH )


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme