SHBA-Blinken-Çavuşoğlu: Të sigurojmë një evakuim të sigurt për shtetasit, aleatët dhe partnerët tanë në Afganistan

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu për procesin e tërheqjes nga Afganistani dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Në një postim nga llogaria në Twitter, Blinken tha: “Sot bisedova sërish me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu rreth përpjekjeve tona që vazhdojnë për të siguruar një evakuim të sigurt dhe të rregullt. Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe i jemi mirënjohës për partneritetin”.
Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se “Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken bisedoi me ministrin e Jashtëm të Turqisë Çavuşoğlu për bashkëpunimin dhe për përpjekjet tona që vazhdojnë për të siguruar një evakuim të sigurt dhe të rregullt për shtetasit, aleatët dhe partnerët tanë në Afganistan”.
Dy ministrat edhe më 24 gusht biseduan në telefon lidhur me procesin e tërheqjes nga Afganistani./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




