SHBA dhe Japonia marrëveshje për heqjen e tarifave të çelikut

Botë | 5 vite më parë

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë rënë dakord të heqin tarifat që aplikohen që nga koha e Tramp ndaj importeve japoneze të celikut.

Në marrëveshjen e arritur mes dy vendevve, Japonia thotë se do të ndihmojë në përballimin e tepricës së ofertës se çelikut, çka do të ulë çmimet.

Marrëveshja synon  ti japë fund praktikave të padrejta në industrinë botërore të çelikut që dominohet nga Kina. Administrata Bajden ndërkohë ja arritur një marrëveshje të ngjashme me Bashkimin Europian, por tarifat vijojnë të zbatohen ndaj importeve britanike.

Sipas sekretares amerikane të tregtisë Gina Raimondo, marrëveshja me Japoninë, e cila do të hyjë në fuqi në datën 1 prill, do të  ndihmojë siç u shpreh ajo në rindërtimin e marrëdhënieve me aleatët e SHBA-së në botë në një kohë që do të vijojë puna për luftimin e praktikave të padrejtave të tregtisë që zbatohen nga Kina.

Gjatë presidencës së Donald Tramp, Uashingtoni vendosi tarifa ndaj një numri vendesh, duke i konsideruar importet e lira të metaleve si kërcënim për sigurinë kombëtare. Nën marrëveshjen e re, SHBA do të ndalë zbatimin e taksës prej 25 përqind ndaj deri në 1.25 miliardë kilogram çeliku japonez në vit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme