SHBA do i dërgojë Ukrainës municione me uranium të varfëruar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet t’i dërgojnë Ukrainës për herë të parë municione antiplumb, të cilat përmbajnë lëndë radioaktive, por me rrezatim të dobët, si uraniumi.
Agjencia “Reuters” raporton se municionet do të shërbejnë për të shkatërruar tanket ruse dhe janë pjesë e një pakete, që do të zbulohet javën e kaluar.
Këto tipe predhash mund të lëshohen nga tanket amerikane tip “Abrams” dhe burimet i konfirmojnë agjencisë se do i dorëzohen Ukrainës në javët e ardhshme.
Një zyrtar tha se paketa ndihmëse do i kushtojë SHBA-së rreth 240–375 milionë dollarë, në varësi të pajisjeve që do të dërgohen.
Municionet me përmbajtje uraniumi të varfëruar i janë dërguar më herët Ukrainës edhe nga Britania e Madhe, por kjo është risi për Amerikën.
Përdorimi i armëve të tilla nuk është i pranueshëm nga Koalicioni Ndërkombëtar për Ndalimin e Armëve me Uranium, pasi ato paraqitin rrezik në shëndet, si kancer ose defekte në lindje, kur personat thithin tymrat e tyre.
Uraniumi i varfëruar është lëndë radioaktive, por është më pak i tillë sesa uraniumi natyror, megjithëse grimcat mund të mbeten në vend për një kohë të gjatë.
Shtetet e Bashkuara përdorën masivisht municione me uranium të varfëruar në Luftërat e Gjirit në vitet 1990 dhe 2003, si edhe në bombardimet e NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në vitin 1999.
Autoriteti mbikëqyrës për çështjet bërthamore në SHBA, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, thotë se studimet në ish-Jugosllavi, Kuvajt, Irak dhe Liban “treguan se ekzistenca e mbetjeve të uraniumit të varfëruar të shpërndarë në mjedis nuk përbën një rrezik radiologjik për popullatën e rajoneve të prekura”.
Ndihmat e fundit me armatime për Ukrainën kanë përfshirë artilerinë, raketat për mbrojtjen ajrore dhe automjetet tokësore për të rritur forcën kundërsulmuese të Ukrainës.
Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, paketat ndihmëse për sigurinë ukrainase kanë kaluar vlerën 43 miliardë dollarë. /Reuters
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




