SHBA do japë 800 milionë dollarë ndihma ushtarake shtesë për Ukrainën

Botë | 4 vite më parë

Një tjetër ndihmë do të jepet nga SHBA për Ukrainën. Reuters raporton se sipas tre burimeve është bërë me dije se administrata e Biden pritet të shpallë paketën prej 800 milionë dollarë ndihma ushtarake shtesë për Ukrainën.

“Biden do të autorizonte ndihmën duke përdorur Autoritetin e tij Presidencial të tërheqjes, i cili i lejon presidentit të autorizojë transferimin e armëve të tepërta nga stoqet e SHBA-së”, thanë burimet për Reuters. Që kur trupat ruse nisën luftën në Ukrainë më 24 shkurt, Uashingtoni ka dërguar miliarda dollarë ndihmë për sigurinë për qeverinë e Kievit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme