SHBA do të dërgojë 250 milionë dollarë armë dhe municione në Ukrainë

Botë | 3 vite më parë

Administrata e Biden ka bërë të ditur se do të dërgojë 250 milionë dollarë shtesë ndihmë në armë dhe municione në Ukrainë si pjesë e mbështetjes së saj të vazhdueshme për kundërsulmin ndaj Rusisë.

Sipas autoriteteve amerikane, armët do të nxirren nga rezervat ekzistuese të SHBA-së dhe do të përfshijnë pajisje për pastrimin e minave, artileri dhe raketa dhe ambulanca.

“Paketa do të ndihmojë forcat ukrainase në fushën e betejës dhe do të mbështesë mbrojtjen e saj ajrore teksa Rusia vazhdon të nisë sulme brutale kundër popullit të Ukrainës, duke përfshirë sulmet javën e kaluar”, tha të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Departamenti i Shtetit tha se paketa përmbante raketa AIM-9M për mbrojtjen ajrore, municione të Sistemit të Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë, municione artilerie 155 mm dhe 105 mm dhe më shumë se 3 milionë fishekë të armëve të vogla.

SHBA-së tashmë do t’i kishin mbaruar fondet për të ofruar pajisje shtesë rezervë për Ukrainën, por në fillim të këtij viti kuptoi se Pentagoni kishte mbivlerësuar pajisjet që kishte dërguar gjë që liroi një fond shtesë prej 6.2 miliardë dollarësh.

Ukraina ka marrë tashmë më shumë se 43 miliardë dollarë nga SHBA që kur Rusia nisin pushtimin vitin e kaluar.

Këto fonde kanë siguruar sisteme armësh si obusi dhe miliona fishekë për të luftuar kundër ushtrisë ruse, transmetojnë mediat e huaja. 

Për shkak të luftës intensive dhe të përgjakshme tokësore, tashmë në muajin e 18-të, pjesa më e madhe e municionit dhe armatimit tashmë është përdorur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme