SHBA do të nënshkruajë marrëveshjen e gazit me Evropën

Botë | 5 vite më parë

Bashkimi Evropian pritet të shpallë një marrëveshje që do të bëjë që SHBA-ja ta furnizojë atë me më shumë furnizime me gaz natyror të lëngshëm (LNG) për të zëvendësuar importet ruse raporton BBC.

SHBA-ja është vendosur të sigurojë të paktën 15 miliardë metra kub LNG deri në fund të vitit, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Kombet evropiane po përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga karburantet fosile ruse pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

BE-ja është zotuar të shkurtojë përdorimin e saj të gazit rus me dy të tretat këtë vit nëpërmjet importeve nga vendet e tjera dhe zgjerimit të energjisë së rinovueshme.

Duke folur të enjten mbrëma, kryeministri belg Alexander de Croo përshëndeti masën duke thënë se do të ndihmonte në uljen e çmimeve të gazit në Evropë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme