SHBA harton deklaratën e përbashkët me 3 shtetet e fuqishme: Të ruajmë paqen

Botë | 3 vite më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, India dhe Japonia kanë hartuar një deklaratë të përbashkët duke u zotuar për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonin Indo-Paqësor dhe “të kundërshtojnë veprimet e njëanshme që kërkojnë ndryshimin e status quo-së me force”.

Grupi i këtyre shteteve i njohur si Quad ka shprehur “shqetësimin serioz për militarizimin dhe përpjekjet për të penguar aktivitetet e shfrytëzimit të burimeve në det të hapur të vendeve të tjera”, transmeton BBC.

Më herët, kryeministri i Indisë Narendra Modi tha se vendi i tij do të presë një samit të Quadit vitin e ardhshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme