SHBA kërkesë Vuçiçit: Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë pas formimit të qeverisë së re

Rajon | 4 vite më parë

SHBA i ka caktuar afat presidentit serb Aleksandër Vuçiç se deri kur do të tolerohen arsyetimet për të mos marrë vendim lidhur me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor , Gabriel Escobar pret që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë menjëherë pas formimit të qeverisë së re.

 “Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord në një farë mënyre që ta bëjnë Rusinë të paguajë çmimin për atë (pushtim) përmes sanksioneve, përmes mbështetjes për Ukrainën dhe popullit të saj. Shpresoj se Serbia do t’i bashkohet atij grupi dhe se do të harmonizohet me sanksionet kur të formojë qeverinë”, tha Escobar.

Serbia, që aspiron t’i bashkohet familjes së BE-së,  është i vetmi shtet i rajonit të Ballkanit që nuk ka vendosur ende sanksione ndaj Rusisë për luftën që ka nisur në Ukrainë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme