SHBA, orët e fundit të votimeve

Votimi është duke u zhvilluar në orët e fundit në të gjithë SHBA, ndërsa amerikanët po bëjnë zgjedhjen përfundimtare se kush do të jetë presidenti i tyre për katër vitet e ardhshme: Donald Trump ose Joe Biden.
Pothuajse 100 milion Amerikanë kishin hedhur votat e tyre me postë para ditës së zgjedhjeve.
Sondazhet thonë se Biden kryesonte me 66 përqind midis këtyre votuesve.
Ndërsa nga ata që votuan sot, 69 përqind favorizuan presidentin Trump.
Shtetet e mëdha e të luhatura të tilla si Pensilvania, Ohio dhe Florida, mbeten gjithnjë e më e rëndësishme lidhur me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




