SHBA përgatitet për Bidenin president? Mbi shtëpinë e tij krijohen zona të mbrojtura ajrore të sigurisë kombëtare

Pas avantazhit të krijuar në Pensilvani nga Biden, duket se tashmë rruga e tij drejt fitores është shumë pranë. Mediat vendase bëjnë me dije se në hapësirat hapësira ajrore mbi shtëpinë e Bidenit në Wilmington, po caktohet si hapësirë ajrore e mbrojtjes kombëtare, që do të thothë se zyrtarët po përgatiten për kalimin e pushtetit.
Biden këtë të premte avantazhin ndaj Trumpit e përmbysi edhe në Georgia, ndërsa është duke udhëhequr me vota edhe në Nevada. Nëse Bideni fiton në Pensilvani, ku deri më tani janë numëruar 95 për qind e votave, ai siguron më shumë se 270 vota të Kolegjit Zgjedhor, që është pragu i nevojshëm për fitimin e zgjedhjeve në nivel kombëtar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




