SHBA reagon për qeverinë e talebanëve: Ka disa të kërkuar, mungojnë gratë

Botë | 5 vite më parë

SHBA-ja ka reaguar për herë të parë për qeverinë e parakohshme të shpallur nga talebanët, një ditë më parë në Afganistan.

Përmes një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit, SHBA-ja shprehu shqetësimin për mungesën e grave në qeverinë e re të talebanëve, si dhe drejtimin e saj nga disa figura të kërkuara nga drejtësia amerikane.

Kabineti i përkohshëm i talebanëve udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, i cili është në listën e zezë të OKB-së, ndërsa një figurë tjetër është Sirajuddin Haqqani, i cili kërkohet nga FBI.

Shpallja e kabinetit qeveritar nga ana e talebanëve u shoqërua me protesta në disa qytete të Afganistanit, por që u shpërndanë shpejt nga militantët.

Tre persona u qëlluan për vdekje në një protestë në Herat, ndërkohë që talebanët nuk lejuan që njerëzit të grumbulloheshin në Kabul.

Grupi islamik mori kontrollin e pjesës më të madhe të Afganistanit në një ofensivë gjithëpërfshirëse më shumë se tre javë më parë, duke dëbuar udhëheqjen e zgjedhur të mëparshme./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme