SHBA, sanksione të reja ndaj 22 subjekteve të lidhura me mbrojtjen ruse

Botë | 5 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, njoftoi një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, duke synuar 22 “subjekte të lidhura me mbrojtjen” ruse. “Subjektet që do të sanksionohen përfshijnë kompanitë që prodhojnë avionë luftarakë, mjete luftarake këmbësorie, raketa, mjete ajrore pa pilot, sisteme të luftës elektronike,” tha Blinken në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit.

“Sistemet që përdoren tani për të sulmuar popullin ukrainas, abuzojnë me të drejtat e njeriut, shkelin ligjin ndërkombëtar humanitar.”, shtoi ai.

Blinken njoftoi gjithashtu kontrollet e eksportit në Bjellorusi, “për të mbajtur përgjegjës regjimin e Lukashenkos për të qenë bashkëluftëtar në luftën e zgjedhur të Presidentit Putin”.

“Ne do të mbysim aftësinë e Bjellorusisë për të importuar teknologjitë kryesore,” tha Blinken. “Dhe nëse mbështetja e Lukashenkos për luftën vazhdon, pasojat për regjimin e tij do të përshkallëzohen.”, theksoi ai. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme