SHBA shfaq forcën me bombardues supersonik kundër Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara do të fluturojnë një bombardues supersonik mbi qiellin e aleatit të saj, Koresë së Jugut si pjesë e një stërvitje masive ajrore. Kjo stërvitje do të jetë një shfaqje force që synon të frikësojë Korenë e Veriut mbi breshërinë e saj të testeve të raketave balistike këtë javë që ka përshkallëzuar tensionet në rajon.
Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se të paktën një bombardues B-1B do të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët të forcave ajrore SHBA-Kore e Jugut.
Stërvitja “Stuhia vigjilente”, e cila ka përfshirë rreth 240 avionë luftarakë, përfshirë avionë luftarakë të avancuar F-35 nga të dy vendet, ka shkaktuar një reagim të zemëruar nga Koreja e Veriut. Veriu këtë javë lëshoi dhjetëra raketa në det, duke përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale që shkaktoi paralajmërime evakuimi në Japoninë veriore dhe vuri në gatishmëri avionët e vet luftarakë.
Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut të premten vonë i përshkroi këto veprime ushtarake si një përgjigje të përshtatshme ndaj “Stuhisë Vigjilente”, të cilën e quajti një shfaqje e “histerisë së konfrontimit ushtarak” të SHBA. Ai tha se Koreja e Veriut do të përgjigjet me “kundërveprimin më të ashpër” ndaj çdo përpjekjeje të “forcave armiqësore” për të cenuar sovranitetin e saj ose interesat e sigurisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




