SHBA shpall vendimin: Me Kroacinë hiqen vizat amerikane

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë lajmin e madh për heqjen e vizave për një prej shteteve të Ballkanit që është vend anëtar i Bashkimit Europian.
Bëhet fjalë pikërisht për Kroacinë, ku qytetarët e saj, tashmë do të udhëtojnë pa viza drejt SHBA-ve.
“Sot kam nominuar Kroacinë për t’u bashkuar me Programin e Heqjes së Vizave. Ky hap drejt udhëtimit pa viza njeh përparimin e jashtëzakonshëm të Kroacisë për të përmbushur standardet rigoroze për vendet pjesëmarrëse. Ne mezi presim një marrëdhënie edhe më të fortë SHBA-Kroaci”, shkruan kryediplomati amerikan në një reagim të tijin.
Më parë presidenti Donald Trump njoftoi heqjen e vizave për shtetin e Polonisë. Pas këtij vendimi Bullgaria, Rumania dhe Qipro mbetën në regjim të vizave me SHBA.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




