SHBA/ Shqetësime mbi përhapjen e një Infeksioni vdekjeprurës mykotik

Një infeksion mykotik vdekjeprurës, që është i vështirë për t’u trajtuar, po përhapet me një ritëm “alarmantë” në SHBA, thotë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Rastet në SHBA gati u dyfishuan në vitin 2021, nga 756 në 1,471, thotë raporti i CDC. Njerëzit e shëndetshëm nuk janë në rrezik nga infeksioni i quajtur Candida auris, por ata me sistem imunitar të dobët, ose ata që përdorin pajisje mjekësore si ventilatorë ose kateter, mund edhe të humbin jetën.
Shumica e rasteve të testuara ishin imun ndaj trajtimit anti-mykotik dhe për këtë arsye CDC e ka quajtur atë një “kërcënim urgjent të rezistencës antimikrobike”.
Sëmundja mund të përhapet nga “kontakti me pacientët e prekur dhe sipërfaqet ose pajisjet e kontaminuara”, tha CDC.
Simptomat më të zakonshme janë ethet dhe të dridhurat që nuk përmirësohen pas trajtimit. Infeksioni u raportua për herë të parë në SHBA në vitin 2016, por rritja më e shpejtë e rasteve u raportua nga viti 2020 deri në vitin 2021.
Një tjetër arsye shqetësuese ishte shtimi i rasteve që u bënë “rezistente ndaj ekinokandinave” që është ilaçi antimykotik më i rekomanduar për trajtimin e infeksionit.
CDC ia atribuon rritjen e numrit të rasteve të raportuara me parandalimin e dobët të infeksionit në institucionet e kujdesit shëndetësor./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




