“SHBA të tjera furnizime ushtarake”, Zelensky: Armët perëndimore, rol jetik në luftën me Rusinë

Botë | 4 vite më parë

“Armët perëndimore kanë luajtur një rol jetik në luftën me Rusinë“, kështu është shprehur Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky vlerësoi ushtrinë e vendit për organizimin e suksesshëm të kundërsulmeve kundër forcave ruse në vend, raporton La Repubblica.

“Në javën e kaluar, ushtria ukrainase ka arritur rezultate të fuqishme në shkatërrimin e logjistikës së ushtrisë ruse. Çdo sulm në depot e municioneve të armikut, postet e tyre komanduese, akumulimet e pajisjeve ruse shpëton jetën e të gjithëve ne, jetën e ushtarakëve dhe civilëve ukrainas”, tha Zelensky. 

Duke shprehur mirënjohje për partnerët perëndimorë të Ukrainës për dërgesat e tyre të armëve, Zelensky falënderoi veçanërisht Shtetet e Bashkuara, pas njoftimit të fundit të Uashingtonit se do të furnizonte Kievin me armë shtesë prej 550 milionë dollarësh. 

Megjithatë, presidenti u bëri thirrje gjithashtu aleatëve të Ukrainës që t’i ofrojnë vendit ndihmë ushtarake shtesë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme