Shefi i CIA-s: Lufta në Ukrainë po gërryen regjimin e Putinit, ka forcuar NATO-n

Drejtori i CIA-s, William Burns ka deklaruar se lufta e Ukrainës ka qenë një disfatë për regjimin e Putinit. Duke folur në Fondacionin Ditchley, Burns e quajti pushtimin e Ukrainës nga Putini si “sfidën më të madhe gjeopolitike ndaj rendit ndërkombëtar”.
Burns ka theksuar se Putini i vendosi forcat e tij nën objektivin e sulmeve raketore vdekjeprurëse nga Ukraina.
“Ndikimi i atyre fjalëve dhe atyre veprimeve do të shfaqet për ca kohë, një kujtesë e gjallë e efektit gërryes të luftës së Putinit në shoqërinë e tij dhe regjimin e tij”, tha Burns.
Ai e ka cilësuar luftën në Ukrainë si një dështim strategjik për Moskën gjë që e ka bërë sipas tij, që të shfaqë dobësitë e saj ushtarake, duke dëmtuar ekonominë dhe ka nxitur forcimin e NATO-s duke e bërë atë më të bashkuar.
“Pakënaqësia me luftën do të vazhdojë të gërryejë udhëheqjen ruse… Kjo pakënaqësi krijon një mundësi që vjen një herë në brez për ne në CIA”, tha Burns.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




