Shefja e inteligjencës amerikane: Rusia s’mund të kryejë sulme të mëdha ushtarake ndaj Ukrainës, s’ka kapacitet

Botë | 4 vite më parë

Shefja i inteligjencës amerikane, Avril Haines ka deklaruar se bazuar në informacionet e SHBA-ve, Rusia nuk është në gjendje të kryejë operacioni të mëdha ushtarake ndaj Ukrainës, për shkak të mungesës së municioneve dhe fuqisë ushtarake.

Sipas drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare Avril Haines, pavarësisht pajisjeve ushtarake që ka marrë nga Irani, Rusia nuk arrin të dot të kryejë operacione ushtarake në përmasa të mëdha.

“Në fakt, nëse Rusia nuk fillon një mobilizim të detyrueshëm dhe nuk siguron furnizime të konsiderueshme municionesh të palëve të treta përtej dërgesave ekzistuese nga Irani dhe të tjerët, do të jetë gjithnjë e më sfiduese për ta që të mbajnë operacione sulmuese edhe modeste. Komiteti.

Putini “ndoshta” i ka zvogëluar ambiciet e tij afatshkurtër në Ukrainë për të konsideruar një fitore “për të konsoliduar kontrollin e territorit të pushtuar në Ukrainën lindore dhe jugore dhe për të siguruar që Ukraina nuk do të bëhet kurrë një aleate e NATO-s”, tha Haines në Sena duke folura para Shërbimeve të Armatosura.

Pavarësisht këtij vlerësimi, Haines u shpreh se nuk ka shumë të ngjarë që Rusia të bjerë dakord për armëpushim përgjatë këtij viti, nisur nga qëndrimet politike të Kremlinit.

Haines vuri në dukje gjithashtu se forcat ruse po marrin masa në rast të një kundërsulmi ushtarak në radhët e Ukrainës, ndërsa shtoi se ushtria e Putinit ka “fituar më pak territor në prill se gjatë një prej tre muajve të mëparshëm”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme