Shefja e menaxhimit të krizave të BE-së: Na duhet akses i menjëhershëm humanitar në jug të Libanit

Botë | 6 muaj më parë

Shefja e menaxhimit të krizave të Bashkimit Evropian, Hadja Lahbib, ka kërkuar akses të menjëhershëm humanitar në jug të Libanit, ku Izraeli ka vazhduar sulmet pavarësisht “armëpushimit” në fuqi

“Ndihma humanitare është gati, por shumë shpesh nuk arrin te ata që kanë nevojë. Na duhet akses humanitar në respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar humanitar. Ndihma nuk mund të shpëtojë jetë nëse nuk arrin te njerëzit. Spitale dhe ambulanca dhe gazetarë janë sulmuar vetëm pse bëjnë punën e tyre. Nuk ka asnjë justifikim për këtë. Ligji ndërkombëtar humanitar duhet respektuar”, tha Lahbib në konferencën për shtyp të ditës së dytë të vizitës së saj në Liban, para një dërgesë të pritshme ndihme nga BE-ja.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA hyri në fuqi më 17 prill, por Izraeli ka vazhduar sulmet.

Deklarata e Lahbib vjen në një moment tensioni të lartë, ku aksesi humanitar mbetet i kufizuar dhe sulmet ndaj infrastrukturës civile e medias po rrisin shqetësimet ndërkombëtare për respektimin e ligjeve të luftës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme