Shefja e misionit për Shqipërinë të FMN-së, Yan Sun: Shqipëria ka disa sfida për ekonominë e saj

Gjatë një konference on-line,shefja e misionit për Shqipërinë të FMN-së, Jan Sun u shpreh për cilësinë dhe transparencën në shpenzimet publike që siç u shpreh ajo, duhet të orientohen tek qytetarët. Duke folur për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për ushqimet, të cilën e artikuloi edhe opozita, shefja e FMN-së Sun u shreh kundër pasi ipas saj, kjo ulje nuk do të përkthehet në ulje të çmimeve.
Përsa i takon rritjes së çmimeve, dhe asaj të energjisë, zonja Jan Sun, tha se është e rrezikshme dhe se vendi ynë ka disa sfida për ekonominë. “Duhet strategji për rritjen e të ardhurave tatimore dhe duhet përmirësuar cilësia e investimeve publike. Me ekonominë që po ngrihet, duhen politika fiskale” theksoi shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vendin tonë Jan Sun në një konferencë online me ministren e financave, Delina Ibrahimaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




