Shehu: Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë në tregun valutor, përveç rasteve emergjente

Ekonomi | 4 vite më parë

Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë në tregun valutor nëse nuk ka një ç’ekuilibrim. Kështu u shpreh Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, Klodion Shehu, i cili theksoi se mbivlerësimi i lekut ka ardhur si rrjedhojë e flukseve hyrëse të monedhës që kanë qenë në rritje të ndikuara dhe nga rritja e turizmit, investimeve të huaja direkte, por dhe nga rritja e remitancave.

Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar, Klodion Shehu, u shpreh se edhe pse Grupet e interesi dhe shoqata të sektorëve të ndryshëm janë bërë bashkë për t’i kërkuar Bankës dhe Ministrisë së Ekonomisë që të marrin masa për rënien e euros , banka nuk mund të ndërhyjë deri në momentit që të shikohet një çekuilibrim i tregut valuator.

“Kjo ecuri është në linjë me zhvillimet qe kanë ndodhur në bilancin e pagesave. Gjatë vitit 2022 ne kemi pasur tkurrje të deficitit tregtar, atë të deficitit llogarisë koherente dhe rritje të forta të remitancave dhe të investimeve të huaja direkte. Këto kanë bërë që hyrjet neto të valutës në ekonominë shqiptare të kenë qenë më të lartë se në 2021 dhe kjo sigurisht rritja e ofertës së valutës më tepër se kërkesa ndikon në ecurinë mbiçmuese të  leku ose rënies valutave. Ndërhyrjet bëhen vetëm në raste kur ka çrregullime të funksionimit të tregut, aktualisht nga analiza jonë nuk na rezulton një gjë e tillë”, tha Shehu.

Ekonomia shqiptare në tremujorin e fundit të 2022 ka patur një rritje prej 4.7 % sipas raportit të stabilitetit financiare të Bankës së Shqipërisë.

Ndikim pozitiv në këtë rritje kanë patur edhe rritje e pagave dhe ulja e papunësisë.

Duke u ndalur tek kreditimi, sipas bankës vijon të mbetet e mirë edhe pse janë vërejtur ulje të kërkesës për kreditim të cilat vijnë nga rritja e normave të interesit.

Një tjetër pikë e marrë në analizë nga banka, është edhe tregu i pasurive të paluajtshme i cili cilësohen si treg që jep sinjale mikse kjo pasi kërkesa për blerje ka rënë e ndërlidhur edhe me uljen e kërkesës për kreditim, po ashtu janë rritur edhe kostot e ndërtimit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme