Shehu: OKB miratoi rezolutën për Srebrenicën, Kuvendi rrëzoi atë për Kosovën. Njollë turpi

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka deklaruar se Parlamenti shqiptar rrëzoi rezolutën për krimet serbe në Kosovë ndërkohë që Asambleja e OKB-së miratoi rezolutën për njohjen e gjenocidit të Srebrenicës.
Sipas Shehut, do të vijë momenti që institucionet ndërkombëtare do të bëjnë të njëjtën gjë edhe për Kosovën, ndërsa shtoi se njolla e turpit për parlamentin shqiptar do të jetë edhe më e madhe.
“Kam kërkuar të flas për një shkelje të parlamentit, e cila po bëhet gjithnjë e më shumë një njollë e zezë turpi. Pak ditë më parë, OKB votoi rezolutën për Srebrenicën. Ajo rezolutë është e ngjashme me atë rezolutë që ne sollëm këtu në Parlament për të miratuar dhe ju e rrëzuat. Asambleja e OKB e miratoi duke futur rajonin në këtë mënyrë në një epokë të re, të njohjes së krimeve dhe gjenocideve, dënimit të tyre, si garanci e forcimit së stabilitetit për të ardhmen.
Unë mendoj se jemi para një situate që futemi në një gjendje më të vështirë si Parlament shqiptar, për shkeljet tona të procedurës. Sepse ne nuk sjellim akoma këtu rezolutën për të njohur gjenocidin serb në Kosovë. Ky është një akt turpi për këtë parlament dhe kjo njollë po zgjerohet gjithnjë e më shumë”, u shpreh Shehu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




