Shembet Sinagoga në veri të Jerusalemit, 2 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 2 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduar, pasi një strukturë e ulëseve të një sinagoge u shemb pjesërisht. Kjo ngjarje ndodhi në veri të Jerusalemit, një incident ky që vjen vetëm pak javë pasi 45 persona humbën jetën në një festival ultra ortodoks në malin Meron, në Izraelin verior. Sipas medieve të huaja, policia bën me dije se rreth 650 adhurues ultra-ortodoksë ishin në sinagogën në Givat Zeev, një vendbanim hebre në Bregun Perëndimor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




