Shembjet te “5 Maji”, Rama: Banorët bonus qiraje deri në ndërtimin e një shtëpie!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentit në rrjete sociale, të një qytetari i cili shkruan se Policia ushtroi forcë për të nxjerrë banorët nga shtëpitë në lagjen “5 Maji” në Tiranë, ku sot u shembën të tjera banesa nga fadromat e IKMT.
Kreu i qeverisë siguron që nuk është përdorur asnjë torturë apo forcë, madje Rama thekson se asnjë që shoqërohet me forcë, i cili do të pengojë zhvillimin, nuk do hidhet në rrugë, pasi do të marrë bonusin e qirasë deri në ndërtimin e një shtëpie.
“Asnjë torturë përkundrazi, asnjë njeri që shoqërohet forcërisht për të mos e penguar forcërisht zhvillimin nuk hidhet në rrugë po edhe kur banesa është pa leje fare, merr bonusin e qirasë deri në ndërtimin e një shtëpie, njësoj siç bëmë me të prekurit nga tërmeti, pra me shumë njerzillëk dhe solidaritet. Po natyrisht që askush nuk mund të marrë peng punën sepse kështu pastaj i bie që shumë nëna e baballarë që presin të hyjnë në shtëpi pas tërmetit, të mbahen penga nga pak të tjerë”,- shkruan kryeministri Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




