Shfaqja për fëmijë “Smërfët dhe Gargamela” – Sezoni i ri premton një kalendar të ngjeshur artistik

Teksa Godina e Teatrit të Kukullave ka hyrë në fazën përfundimtare të restaurimit të saj, shfaqjet me kukulla kanë nisur sezonin e ri artistik në sallën “Tonin Harapi” në Liceun Artistik. Ky sezon çeli siparin me shfaqjen “Smërfët” dhe “Gargamela”.
Edhe ky sezon premton një kalendar të ngjeshur me shfaqje të ndryshme të cilat do të bëjnë për vete të vegjlit e kryeqytetit dhe jo vetëm.
Fëmijët të grupmoshave të ndryshme janë miqtë më besnik të teatrit. Të shoqëruar nga prindërit ata thanë se presin me padurim fundjavën për tu rikthyer në teatër e për të ndjekur çdo shfaqje të përgatitur për ta.
Shfaqja “Smërfët” dhe “Gargamela” do të rikthehet edhe fundjavën tjetër në sallën “Tonin Harapi” në Liceun Artistik.
Gazetare: K.Kule
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




