Shirat dhe moti I keq , ndikimi në bujqësi për Gjirokastrën .

Sociale | 6 vite më parë

Shirat e ditëve të fundit  edhe pse nuk kanë sjellë emergjeca  në sektorin e bujqësisë për qarkun e Gjirokastrës , sërish krijojnë vështirësi për bimësinë. Specialisti I Bujqësisë Balil Bineri bën me dije se më të riskuarat për shkak  të shirave të dendur mbeten bimët një vjeçare , dhe për këtë arsye në këtë periudhë fermerët duhet të tregojnë kujdes  për trajtimin me pesticide.

  • Kemi patur një mot të keq me shira dhe temperatura të ulta , pra  mund të themi që  është ndier zyrtarisht dimri. Për qarkun e Gjirokastrës  nuk ka patur emergjenca apo dëmtime në tokat bujqësore por gjithsesi risku është për shkak të mbingopjes së tokës me lagështirë. Në këtë periudhë  dimërore fermerët merren me punët e sezonit  cka përkon me trajtimin e bimësisë. Shirat sjellin pasoja negative në kulturat një vjecare dhe këtu hyjnë të lashtat si gruri  e asllat. Për shkak të lagështisë mbi normën rendimenti I tyre do të jetë shumë herë më I ulët . Prandaj trajtimi në këtë përiudhë me nitrat do tu jepte mundësinë e shpëtimit të prodhimtarisë.

Në qarkun e Gjirokastrës sipërfaqet më të larta të mbjella për sektorin e bujqësisë janë ato me kulturat e lashta të cilat zënë një hapësirë prej më shumë se 30 mijë ha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme