Shiste kokainë në zonën e Kombinatit, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua kokainë e ndarë në doza e gati për shitje.
40-vjeçari pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante në doza dhe e shiste në lagje të ndryshme në Kombinat.
“Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “White”.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. H., 40 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje”, thuhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




