Arsenal armësh dhe drogë, prangosen babë e bir në Fier
Dy persona u prangosën në Fier, babë e bir, pasi dispononin një mjedis, te i cili kishin fshehur armë zjarri, municione dhe lëndë narkotike.
Policia e Fierit raportoi të mërkurën, se në pranga ranë: Adiol Hada 34-vjeç dhe Asqeri Hada 61-vjeç, pasi pas një hetimi më shumë se një mujor, u faktua se, në fshatin Suk të Roskovecit ata ushtroni aktivitetin.
Djali 34-vjeçar shiste drogë dhe posedonte armë zjarri, ndërsa babai 61-vjeçar ruante në banesë armët, drogën dhe municionet.
Nga kontrolli i banesës dhe i lokalit në pronësi të tyre, shërbimet e Policisë gjetën 17.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, e përpunuar dhe e ndarë në doza gati për shitje, 2 armë zjarri pistoletë, 2 armë zjarri automatike, 2 granata luftarake, 1110 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 2 aparate celularë dhe 1 motomjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia thotë se, në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, pasi ende nuk dihet nëse ata ishin pjesë e ndonjë grupi kriminal.
Babë e bir akuzohet për disa vepra penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



