Shitja e gazit rus me rubla, Kuleba: Të përmbushësh këtë kërkesë do të thotë të vrasësh ukrainasit!

Ministri i jashtëm ukrainas Dmitri Kuleba u kërkoi këtë të enjte Kombeve të Bashkimit Europian të refuzojnë kërkesën e presidentit rus Vladimir Putin që gazi dhe nafta ruse që konsumohet nga europianët të paguhet me rubla. “Nëse ndonjë vend i BE-së i përulet kërksave poshtëruese të Putin për ta paguar gazin dhe naftën me rubla, do të thotë që me njërën dorë të ndihmosh Ukrainën dhe me tjetrën të ndihmosh rusët të vrasin ukrainasit. U kërkoj vëndeve përkatëse që të bëjnë një zgjedhje të zgjuar dhe të përgjegjshme!” u shpreh Kuleba në tuiter.
Gjatë një interviste për “The Economist” të mërkurën, Kuleba u shpreh se ajo që pamë bën fillim të luftës ishte ngritja e Bashkimit Europian si një lojtar i fuqishëm që mund të sjellë ndryshimin. Ajo çfarë shoh këto dhjetë ditët e fundit është që Bashkimi Europian i është rikthyer normalitetit të tij ku nuk mund të vendos shpejt dhe me forcë.
Një ditë më parë, presidenti rus bëri të ditur se Rusia do të fillonte t’u shiste gaz me rubla vendeve jomiqësore, pasi besimi i Moskës u shkatërrua nga ngrirja e aseteve ruse ndëmarrë nga kombet e huaja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




