Shitjet e makinave të pasagjerëve në Kinë vazhdojnë të rriten

Shitjet e makinave të pasagjerëve në Kinë vazhduan të rriten në tetor, më mirë nga sa pritej, ndërsa rimëkëmbja ekonomike dhe tregu i eksportit ka stabilizuar besimin e konsumatorit, njofton Radio e Jashtme e Kinës.
Shitjet me pakicë të automjeteve të pasagjerëve në Kinë, duke përfshirë sedanë, automjete sportive, minivans dhe automjete për shumë qëllime, u rritën 8 për qind në bazë vjetore, 1.99 milionë njësi muajin e kaluar, sipas Shoqatës së Makinave të Pasagjerëve .
Shitjet në tetor u rritën me 4.1 për qind falë promovimeve efektive të shitjeve lokale dhe ndjenjës pozitive të tregut, njoftoi shoqata.
Industria automobilistike e Kinës është rikuperuar vazhdimisht nga epidemia Covid-19 për shkak të masave efektive të kontrollit të vendit, të cilat ndihmuan në rritjen e ndjenjës së konsumatorit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




