Shiu rëndon trafikun në kryeqytet

Sociale | 5 vite më parë

Reshjet e shumta të shiut gjatë ditës së enjte kanë shkaktuar një trafik të rënduar në akset kryesore të Tiranës. Makinat kanë hasur bllokime të shumta.
Situata ka qenë mjaftë problematike në terren, aq sa edhe prania e efektivëve të Policisë Rrugore, nuk ka mundur të menaxhojë situatën.
Fluksi veçanërisht ka qenë i madh në afërsi të Sheshit “Skënderbej”.
Policia Rrugore e Tiranës, thotë se situata është krijuar edhe nga shtimi i automjeteve që vijnë në drejtim të Tiranës apo qytetarëve që vijnë nga jashtë shtetit, për festa dhe pushime. Me qëllim shmangien e bllokimit të lëvizjes në Unazën e Vogël, ajo kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në drejtim të qendrës.
Specialistët e trafikut vlerësojnë se në rëndimin e situatës kanë ndikuar shumë, shtimi i mjeteve të reja në trafik, ndryshimi i rrjedhave të trafikut, ngushtimi i rrugëve me pistat e biçikletave, ritmet e ngadalta të transportit urban etj. Autoritetet e bashkisë shpesh kanë deklaruar se me rregullat e reja të trafikut synojnë të dekurajojnë përdorimin e mjeteve private të transportit dhe stimulimin e përdorimit të biçikletave, veçanërisht nga moshat e reja. Por drejtuesit e makinave kujtojnë se nga xhepat e tyre dalin taksat e shumta për mirëmbajtjen e rrugëve dhe jo për rëndimin e situatës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme