Shkatërrimi i digës pranë Kherson, Zelensky mbledh Këshillin e Sigurisë: Rreth 80 qytete e fshatra mund të preken nga përmbytjet

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes, pas shkatërrimit të një dige të madhe në rajonin ukrainas, Kherson.

Në një postim në Telegram, Zelensky ka bërë me dije diskutimet e zhvilluara, ku thekson se janë rreth 80 qytete dhe fshatra që mund të preken nga përmbytjet.  ka përmendur disa nga gjërat e diskutuara në atë takim.

Ai akuzoi Rusinë se ka hedhur në erë strukturat e digës së hidrocentralit Kakhovka rreth orës 02:50 me orën lokale.

“Qeveria tij dhe shërbimet publike po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar njerëzit. Kemi dhënë urdhra që ata që jetojnë në zonat e rrezikshme të evakuohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan Kurti.

Të paktën tetë vendbanime të ndryshme në rajonin Kherson janë përmbytur tashmë, ndërsa është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në rrethin Nova Kakhovka./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme